Flash

'Parlamentin do e shpërndajë populli', Zëdhënësi i Metës me paralajmërim të fortë

Lapsi.al 18 February 2020
'Parlamentin do e shpërndajë populli',

Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi deklaron se parlamentin do e shpërndajë populli.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.

Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. 

DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.

BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR! ??” shkruan Blushi.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës kreu i Komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e djeshme të presidentit të Republikës Ilir Meta. I pyetur nëse mund ta shpërndajë Presidenti parlamentin, Manja tha se është absurde dhe ta mendosh dhe se do ishte një shkelje e rëndë. Deklarata e mësipërme e Blushit vjen si përgjigje ndaj kësaj deklarate të Manjat.

Lidhur me paralajmërimin e Metës se nuk do t’i dekretojë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se Presidenti me një deklaratë të tillë kërkoi të eklipsonte një konferencë të jashtëzakonshme për shqiptarët duke iu referuar konferencës së donatorëve. Ai theksoi se nëse Presidenti ia kthen sërish Kuvendit, kuvendi do e rrëzojë dekretin.

Të këshilluara

A e dini pse përgjigjemi “Alo” në telefon

Të gjithë e kemi pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thoma...

21:53

Thaçi e Kurti shtrëngojnë duart në kishë

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë shtrënguar duart sonte në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në pritjen e organizuar nga presid...

20:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI