Flash

Krahasoi Vuçiç me Gebelsin, Serbia notë proteste Shqipërisë (Letra)

Lapsi.al 18 February 2020
Krahasoi Vuçiç me Gebelsin, Serbia notë proteste

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviçit tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”, do të shkruante Cakaj në twitter më 6 dhjetor 2019 për Vuçiç, i cili deklaroi se masakra e Reçakut në Kosovë ishte një fabrikim dhe gënjeshtër.

Por kjo deklaratë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Beogradit zyrtar.Një ditë më pas Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar një notë proteste në adresë të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.

Në letrën e protestës, e cila është bërë publike vetëm sot (18 shkurt 2020)Serbia konsideron se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e raporteve Beograd-Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë shpreh respektin e saj ndaj ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe shpreh protestën më të ashpër me rastin e deklaratës së turpshme të Ushtruesi të Detyrës së Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili presidentin e Republikës (Serbisë) e krahason me Goebbelsin”, thuhet në letrën e dërguar më 7 dhjetor 2019, një ditë pas deklaratës së Gent Cakajt.

Serbia kërkoi nga Republika e Shqipërisë që t’i dënojë deklarime të tilla dhe të distancohen nga to.

“Deklarata të tilla në asnjë formë nuk i kontribuojnë përpjekjeve që jemi duke i bërë për avancimin e raporteve të dy vendeve tona dhe marrëdhënieve të përgjithshme në rajon. MPJ e Serbisë pret që Shqipëria t’i dënojë këto deklarata dhe të distancohet nga to. MPJ e Serbisë shfrytëzon këtë rast që Ambasadës së Shqipërisë t’ia ritheksojë respektin e lartë”.

Joseph Goebbels drejtonte Ministrinë e Propagandës dhe ishte një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Adolf Hitlerit.

Krahasimin me Presidentin serb, Cakaj e bëri pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Vuçiçit, i cili mohoi masakrën e Reçakut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI