Flash

Jordy Woods thotë fjalët e fundit për tradhëtinë me Tristan

Lapsi.al 18 February 2020
Jordy Woods thotë fjalët e fundit për tradhëtinë me

Ka kaluar një vit që nga skandali i Jordyn Woods me ish-bashkëshortin e Khloe Kardashian, dhe që prej asaj kohe, shumë gjëra kanë ndryshuar për të!

Në shkurt të vitit 2019, u raportua se Woods, asokohe shoqja më e ngushtë e Kylie Jenner, ishte lidhur me Tristan Thompson, babai i fëmijës së Khloe Kardashian.

Skandali i tradhtisë prishi raportet mes Woods dhe familjes së famshme, duke i dhënë fund miqësisë së saj me Jenner, 22 vjeç.

Khloe Kardashian, 35 vjeç dhe Thompson, 28 vjeç, u ndanë njëherë e mirë pas tradhtisë, edhe pse thuhej se mes Woods dhe Thompson ishte shkëmbyer vetëm një puthje.

Saktësisht një vit më vonë, një mik i familjes së Woods thotë për “People” se modelja dhe aktorja 22-vjeçare, ka bërë të pamundurën për të ecur përpara.

Sipas burimit, Woods dhe Jenner nuk janë më në kontakt.

“Pozicioni i Jordyn tani është i tillë që ajo do t’i lejojë gjërat të jenë ashtu siç janë”, citon burimi. “Ajo ka thënë se e tha atë që duhej të thoshte”.

Woods është e përqendruar tashmë në karrierën e saj.

Thompson asnjëherë nuk ka folur publikisht për skandalin, por më 1 mars, Woods tregoi anën e saj të ngjarjes në një intervistë në emisionin e Jada Pinkett Smith, Red Table Talk.

Ajo pretendoi se Thompson e puthi atë në një festë pasdite në shtëpinë e tij më 17 shkurt pas një nate të gjatë duke pirë.

Jordyn mohoi me ngulm se kishte bërë seks me të!

Të këshilluara

Amanda Bynes prezanton të dashurin (Foto)

Të premten, për Shën Valentin, Amanda Bynes postoi në Instagram lajmin e lumtur. Nën një foto unaze, shkruajti, “e fejuar me dashurinë e jetës sime....

10:10

Alesio Alia baba për herë të tretë

Modeli  Alessio Alia ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet së shpejti baba për herë të tretë. Alessio prej vitesh jeton në Australi me bashkëshorten Katherine ...

19:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI