Flash

Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra

Lapsi.al 18 February 2020
Autobusi përplaset me makinën e policisë, plagosen tre gra

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës "Tirana e Re" është përplasur me një mjet të Policisë Rrugore.

"Si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe", thuhet në njoftimin e bluve të Tiranës.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

A e dini pse përgjigjemi “Alo” në telefon

Të gjithë e kemi pyetur veten se përse përgjigjemi gjithnjë me “Alo” kur flasim me dikë në telefon. Në fakt, kjo fjalë është përdorur për herë të parë nga Thoma...

21:53

Thaçi e Kurti shtrëngojnë duart në kishë

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë shtrënguar duart sonte në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në pritjen e organizuar nga presid...

20:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI