Flash

Amanda Bynes prezanton të dashurin (Foto)

Lapsi.al 18 February 2020
Amanda Bynes prezanton të dashurin (Foto)

Të premten, për Shën Valentin, Amanda Bynes postoi në Instagram lajmin e lumtur. Nën një foto unaze, shkruajti, “e fejuar me dashurinë e jetës sime.” Pas kësaj nisi t’u tregonte ndjekësve detaje të mëtejshme mbi romancën e re.

I fejuari në fjalë është identifikuar si Paul Michael. E! News raporton se dyshja u njoh në një klinikë rehabilitimi dhe se janë bashkë prej disa muajsh. Për sa i përket vërtetësisë së fejesës, një burim konfirmoi se është absolutisht e vërtetë. Në foton e parë me Michael, aktorja thjesht e quajti “të dashur.”

Ndërsa në foton e dytë nuk shtoi gjë, por duket e lumtur.

“Mendoj se është mirë,” tha një burim për People. Revista shton se Bynes jeton në një institucion për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë hequr dorë nga alkooli dhe drogërat. Prania e papritur e aktores në Instagram është e pazakontë. Ajo iu bashkua platformës tetorin e shkuar. Në qershor të 2019-s, Bynes u diplomua nga Fashion Institute of Design & Merchandising dhe hyri në rehabilitim. Më parë, Bynes ka thënë se u tërhoq nga jeta publike për t’u fokusuar te vetja dhe mirëqenia mendore.

Të këshilluara

Alesio Alia baba për herë të tretë

Modeli  Alessio Alia ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet së shpejti baba për herë të tretë. Alessio prej vitesh jeton në Australi me bashkëshorten Katherine ...

19:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI