Flash

Meta paralajmëron mazhorancën për ligjin e gjyqtarëve: Grushtit të shtetit i përgjigjem me dekret

Lapsi.al 17 February 2020
Meta paralajmëron mazhorancën për ligjin e gjyqtarëve:

Presidenti Ilir Meta, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, deklaroi se grushtit të shtetit do ti përgjigjet me dekrete, duke paralajmëruar kështu se do të kthejë sërish në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Meta theksoi në konferencë se garantimi i të drejtave të qytetarëve është mbrojtja e Kushtetutës.

“Dhe në të ardhmen do i përgjigjet me dekrete. Po ashtu do i drejtohet qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarësisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dikush demokrat. Kemi shumë ndarje, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash. Por me rëndësi është mbrojtja e rendit kushtetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Por një grup mafioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me reformën zgjedhore dhe bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë bashkie, Meta tha: “Pyetjet tuaja meritojnë vëmendje ndoshta për një rast tjetër. Unë dola këtu me një qëllim të qartë për rrezikun e madh të një grushti shteti për qytetarët, për liritë e tyre, dhe nuk dua që ta shfokusojë vëmendjen time. Kjo është çështje madhore. Ka kaq shumë probleme sa është ku thërret qahmeti. Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur. Nëse në rastin e parë thashë se do shkojë në Komisionin e Venecias, dhe nuk shkova se nuk mund duke me rendësi. Tani jam i detyruar që të shkojë në Venecia dhe Europa demokratike të kuptojë se çfarë po ndodh këtu dhe ku një grup njerëzish përmes një grupi njerëzish kërkon që ta kthejë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra.” 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI