Flash

Meta: Fakte të reja për Ardian Dvoranin. T’i ndalohet veprimtaria kriminale

Lapsi.al 17 February 2020
Meta: Fakte të reja për Ardian Dvoranin. T’i ndalohet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot para mediave në një konferencë të jashtëzakonshme për të bërë publike fakte të reja të dala në dritë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, ndaj të cilit ka depozituar një kallëzim penal duke e akuzuar për aktivitet kriminal.

Meta tha se sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj Dvoranit dhe theksoi se atij duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale.

“Mirë se erdhët në kështjellën e mbrojtjes së kushtetutës! Deklaratë për veprimtarinë kriminale të Ardian Dvoranit. Sot dua tju informoj mbi fakte të reja të dala në drita për të kallëzuarin Ardian Dvorani në KED.

Sot do të depozitohet një shtesë në kallëzimin penal ndaj këtij shtetasi. Jo vetëm për të thelluar hetimin penal për veprat penale por edhe sepse të kallëzuarit Ardian Dvorani duhet t’i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale për kapjen e gjykatës kushtetuese. Duhet t’i ndalohet veprimtaria e organizuar kriminale për vonimin e plotësimit të kësaj gjykate me qëllim që vendin e fundit vakant t’ia ruajë vetes.

Jam këtu për të treguar se sa larg shkon për kapjen e drejtësisë. Kryetari i Kuvendi i drejtohet kreut të KED duke i kërkuar informacion dhe kur i kallëzuari Dvorani, brenda pak orëve i përgjigjet Kuvendit duke keqinformuar. Dvorani pa asnjë kompetencë të shprehur në ligj, dhe duke mashtruar opinionin, ka shtrembëruar faktet, që t’i rrëmbenin Peridentit kompetencën për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses.

Dvorani duhet t’i përgjigjet SPAK se pse nuk thirrur Këshillin e Emërimeve në Drejtësi që të shqyrtonte kërkesën e presidentit. A është në kompetencën e tij që mos të marrë mendimin e anëtarëve të tjerë? Me kë u konsultua Dvorani që të hartonte brenda pak orësh përgjigjen? Si mundi Dvorani që të thyente këtë rregull të këshillit për t’ju përgjigjur kërkesës së Kuvendit.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI