Flash

Lindja e parë, Kate Middleton thotë se momenti i fotos ishte i tmerrshëm

Lapsi.al 17 February 2020
Lindja e parë, Kate Middleton thotë se momenti i fotos ishte i

Familja mbretërore ka rregulla strike, të cilat përgjithësisht respektohen nëse s’je Meghan Markle, sigurisht. Një ndër to është edhe tradita e setit fotografik me të porsalindurin/ën, pak orë pas lindjes. Nëse Meghan Markle refuzoi të fotografohej me të birin disa orë pas ardhjes së tij në jetë, Kate Middleton e ka bërë tri herë.

Në një intervistë në podcast-in “Happy Mum, Happy Baby”, Kate zbuloi se hera e parë ishte “e tmerrshme”. “Po, ishte pak e tmerrshme, nuk do të gënjej.” “Të gjithë qenë shumë mbështetës dhe unë dhe William ishim të vetëdijshëm se ishte diçka për të cilën të gjithë ishin të ngazëllyer dhe ju e dini që jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që publiku na ka dhuruar dhe në të vërtetë donim ta ndanim atë moment me ta. Por në të njëjtën kohë kisha në krahë një foshnjë të porsalindur dhe duke qenë prindër pa përvojë, ndjenja ishte e përzierë me pasiguri. Kisha emocione të përziera.”

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit që kanë folur haptazi kundër kësaj tradite të hershme të familjes mbretërore, sepse të vendosësh makeup, të veshësh reçipeta dhe të qëndrosh mbi taka disa orë pasi ke sjellë në jetë një fëmijë është “çnjerëzore”.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e re

Mediet në Ugandë kanë raportuar se aktorja e re, Nikita pearl, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga tumori në tru.Vajza ishte bërë e njohur me rolin q...

11:40

Nicky Jam i jep fund beqarisë (Foto)

Këngëtari i njohur i ka bërë propozimin romantik të dashurës. Këngëtari i famshëm latin, Nicky Jam, i ka propozuar martesë të dashurës së tij Cydney. Mom...

11:05

Patris tregon për ndarjen me Tunën

Tuna dhe Patris Berisha janë përfolur prej ditësh për një ndarje të mundshme. Fillimisht këngëtarja hoqi mbiemrin "Berisha" nga Instagrami dhe më pas dyshja ...

18:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI