Flash

Kosova 12 vite shtet, sot festohet Dita e Pavarësisë

Lapsi.al 17 February 2020
Kosova 12 vite shtet, sot festohet Dita e Pavarësisë

Sot 12 vite më parë, në orën 15:28 Kuvendi i Kosovës e shpalli atë shtet sovran të pavarur.

Aktivtetet fillojnë  me ngritjen e flamurit nga Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Më pas ata do të drejtohen për tek kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi për të vënë kurora lulesh. Ata do të vizitojnë gjithashtu Forcën e Sigurisë së Kosovës ku edhe do të iu drejtohen trupave të FSK-së me fjalë përshëndetëse.

Kuvendi do të mbajë një seancë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë. Republika e Kosovës feston sot ditëlindjen e saj të 12 dhe është njohur deri më tani nga 116 shtete.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI