Flash

Investimet në 2018, ndërtimi me zgjerimin më të lartë nga të gjithë sektorët

Lapsi.al 17 February 2020
Investimet në 2018, ndërtimi me zgjerimin më të lartë

Investimet totale sipas sektorëve në ekonomi u rriten me 3 për qind në vitin 2018 në krahasim me një vit më parë, por investimet në sektorin e ndërtimit u zgjeruan me ritme më të larta raportoi INSTAT në rezultatet e Anketës  Strukturore të Ndërmarrjeve më 2018.

Investimet në sektorin e ndërtimit në vitin 2018 arritën në 38,9 miliardë lekë me një zgjerim me mbi 50% në raport me një vit më parë. Kjo ishte rritja më e lartë në raport me degët e tjera të ekonomisë, te nxitura nga investimet në projektin e gazsjellësit TAP dhe HEC-ve në lumin në Devoll, por edhe vrullin e ndërtimeve.

Investimet totale të sipërmarrjeve në ekonomi arritën në 238 miliardë lekë në vitin 2018, duke u zgjeruar me rreth 3 për qind në raport me një vit parë.

Pas sektorit të ndërtimit, sektori me zgjerimin më të larta të investimeve ishte tregtia me rreth 33%, e ndjekur nga hotelet dhe restorantet me 29%, shërbimet me 28 %, transporti me 16% dhe industria përpunuese me 1.2 për qind.

Në të kundërt, industria nxjerrëse dhe sipërmarrjet e sektorit të energjisë dhe ujit shënuan rënie të investimeve përkatësisht me 39 dhe 22%.

Në vlera neto investimet më të larta në ekonomi në vitin 2018 i kishte sektori i energjisë dhe gazit me 55,3 miliardë lekë, duke zënë 23 për qind të totalit të investimeve në ekonomi të cilat në vitin 2018 arritën në 238 miliardë lekë.

Sektori i dytë me peshën më të lartë të investimeve në raport me totalin i kishte tregtia me 44,2 miliardë lekë gjithsej, duke zënë 18.5 % të totalit të investimeve këtë vit.

Sektori i Ndërtimit vjen i treti duke zënë 16 % të të totalit, më tej industria përpunuese me 14 % të totalit, Shërbime të tjera me 10% të totalit dhe industria nxjerrëse me 7.7% të totalit.

Peshën më të ulët në raport me totalin e investimeve e ka sektori i hoteleve dhe restorante me 3.2%. /monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI