Flash

Elton John ndërpret performancën, 'Nuk mundem më' (VIDEO)

Lapsi.al 17 February 2020
Elton John ndërpret performancën, 'Nuk mundem më'

Elton John-it iu desh të ndërpriste një performancë në Auckland, qytet në Zelandën e Re. 72-vjeçari nuk po ndihej mirë dhe pas koncertit të turneut “Elton Farewell Tour” njoftoi se vuante nga pneumonia.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin tim në Aucklan. Unë u diagnostikova me ‘pneumoni që ecën, por kisha vendosur të performoja,” shkroi John në Instagram. “Kam kënduar me gjithë zemër, derisa zëri im të mos mundej më. Jam i zhgënjyer, thellësisht i mërzitur. Dhashë gjithë çfarë kisha. Shumë faleminderit për mbështetjen.”

Me termin “pneumoni që ecën” – i cili nuk është një term mjekësor – njihet një formë jo aq e rëndë e pneumonisë, e cila është një infeksion serioz i mushkërive dhe ndodh kur qeset e ajrit në mushkëri mbushen me lëng ose qelb. Kjo e bën më të vështirë frymëmarrjen dhe pa trajtim, nivelet e oksigjenit mund të bien në nivele të rrezikshme për jetën.

“Pneumonia që ecën” shkaktohet nga një bakter i zakonshëm i quajtur Mycoplasma, i cili ka simptoma më të lehta se pneumonia duke përfshirë lodhje, dhimbje fyti dhe kollë.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë aktorja 15-vjeçare

Nikita Pearl ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare, pasi vuante nga tumori në tru. Vajza u bë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i...

13:25

Ndahet nga jeta aktorja e re

Mediet në Ugandë kanë raportuar se aktorja e re, Nikita pearl, ka vdekur në moshën 15-vjeçare. Ajo vuante nga tumori në tru.Vajza ishte bërë e njohur me rolin q...

11:40

Nicky Jam i jep fund beqarisë (Foto)

Këngëtari i njohur i ka bërë propozimin romantik të dashurës. Këngëtari i famshëm latin, Nicky Jam, i ka propozuar martesë të dashurës së tij Cydney. Mom...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI