Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend
Duke u nisur nga ky konflikt mazhoranca iu drejtua për ta zgjidhur atë Komisionit të Venecias. Por parodia është se pa pritur konkluzionet e juristëve ndërkombëtarë me përvojë që i kishte kërkuar vetë, Rilindja nxitoi të votoi vetë një ligji "siu generis" që ia rrëmben kreut të shtetit tagrin e organizimit të betimit të gjyqtarëve. Pikërisht këtë tallje të përmasave jo të zakonshme denoncoi Ilir Meta sot në Konferencën e shtypit. Ai tregoi se në datën 30 dhjetor 2019, Gramoz Ruçi iu drejtua Venecias që të jepte mendimin e saj për këto pyetje: 1)A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën? 2) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? 3)A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit? Dhe ashtu sikurse është zakoni në fund të letrës së Kuvendit theksohej se ky institucion mbetej në prije të përgjigjes për të vendosur se si duhej të veprohej. Sipas procedurave nga Italia erdhi përgjigjja se në datat 13 dhe 14 hkurt do të vinte në Tiranë një omision faktmbledhës. Dhe kështu u bë. Por, pikërisht këtu ndodhi ajo që Ilir Meta e konsideron një sjellje "të papërgjegjshme, të pabesë dhe të pamoralshme". Ndërkohë që përfaqësuesit e Grmoz Ruçit do të takoheshin me të dërguart e Venecias në datë 13, ata me shpejtësi, një natë më parë, në 12 shkurt votun në kuvend projektligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Gjykata Kushtetuese/ Arta e parë si Arta e dytë, kamikaze me mision Pra ndonëse e prisnin Venecian prej një muaji e gjysëm, ndonëse e kërkuan vetë për ta pyetur se kush nga palët kishte të drejtë, ajo që mbështeste Marsisa Xhaferllarin apo ajo që mbështeste Arta Vorpsin, në ditën që ata mbërritën këtu, Rilindja votoi vetë ligjin që deshi, duke u tallur jo vetëm me publikun shqiptar, por edhe me dërgatën ndërkombëtare të cilës iu drejtua për të marrë mendim. ©Lapsi.al