Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Pyetja për të cilën Meta nuk ka përgjigje

Lapsi.al 17 February 2020
Pyetja për të cilën Meta nuk ka përgjigje

Sapo është mbushur fiks një vit që nga koha kur opozita zgjodhi rrugën radikale për të cilën me sa duket tashmë është penduar, Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të denoncuar atë që e konsideroi si një grusht shteti. Ai, që të paktën verbalisht e ka dënuar djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, foli për një puç që po bëhet pa luftë, pa gaz lotësjellës dhe pa tanke.

Sipas presidentit fjala është për këmbënguljen e parreshtur të rilindjes për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Faktet e reja që ai dha janë skandaloze. Ato edhe njëherë tregojnë se si kreu i KED, Ardian Dvorani është misionar i bindur i qeverisë në këtë betejë.

Ato dëshmojnë se si tallja e rilindjes ka mbërritur deri në atë pikë që për hallet e propagandës së saj përdor edhe komisionin e Venecias, të cilin e thërret në Tiranë për ti marrë mendim dhe pa e pritur atë e voton vetë me votat e saj ligjin se si bëhet betimi i gjyqtarëve (Linku poshte).

Denoncimi i Metës/ Si u tall rilindja me Komisionin e Venecias

Pra, po të dëgjosh argumentimin e presidentit, nga ana ligjore dhe teknike atij i jep 100% të drejtë.

Por, Ilir Meta nuk është thejshtë një administrator ndërrmarrjeje që të përleshet gjygjeve me një ushtar të rilindjes. Ai nuk është as gazetar investigativ për të bërë punën e atyre që heshin për të treguar manovrat meskine të pushtetit.

Ai është president republike dhe mbi të gjitha një politikan që qëndron prej tre dekadash në skenë.

Pa neglizhuar detyrat e veta të përditshme (e në mes tyre dhe proceset me Dvoranin apo informimin e publikut për talljen me Komisionin e Venecias) përgjegjësia e tij është të japë rrugëzgjidhje politike.

E deri më tani, në kushtet e një rregjimi që vijon një grusht shteti permanent, Meta e ka hedhur poshtë rrugën radikale, braktisjen e kuvendit dhe bojkotin e zgjedhjeve. Po ashtu ai, e harroi edhe nismën për yshtjen e turmave dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve përmes referendumeve.

Ai ka mbetur thjeshtë tek denoncimi i asaj që e dinë të gjithë: çmendurisë autokratike të Ramës për të mbetur i vetëm në skenë.

Por, kjo fazë tashmë është e tejkaluar. Në këtë vend, përpos ndonjë sharlatani me pagesë, nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar se ku po rrëshket Shqipëria.

Tani pyetja është se me ç’mënyrë ndalet kjo katastrofë: me rrugë të dhunshme e radikale, apo me krijimin e një fronti moral dhe ideal për tu përballur me të keqen.

Në këtë pikë Ilir Meta nuk ka asnjë përgjigje.

Mundësinë e parë verbalisht e ka përjashtuar, ndërsa për të dytën s’ka hedhur asnjë hap. Prandaj, në këtë betejë ai nuk po sillet politikisht, por thjeshtë si paditës i Dvoranit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanep...

14:33

A ikën Basha po humbi prapë?

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përg...

14:11

Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çës...

09:55

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI