Flash

Të dënuar 25 vjet burg për vrasje, kush janë tre të kërkuarit që publikoi policia sot (FOTO)

Lapsi.al 16 February 2020
Të dënuar 25 vjet burg për vrasje, kush janë tre të

Policia e Shtetit ka shpërndarë edhe sot emrat dhe fotot e tre personave të tjerë që janë në kërkim dhe me denime të larta nga gjykatat shqiptare.

Të tre të kërkuar e radhës janë të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.

Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.

Në datën 22.07.2000,  Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N.  Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

ImageImageImage

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI