Flash

Ndahet nga jeta moderatorja amerikane

Lapsi.al 16 February 2020
Ndahet nga jeta moderatorja amerikane

Caroline Flack u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Familja e moderatores britanike konfirmon se ajo vdiq më 15 shkurt dhe se u vetëvra. Ajo u gjend e pajetë në apartamentin e saj në Londër.

“Konfirmojmë se Caroline jonë u nda nga jeta sot më 15 shkurt,” tha një zëdhënës për familjen. “I kërkojmë shtypit të respektojë privatësinë e familjes në këtë periudhë të vështirë.” Caroline Flack njihej për moderimin e emisionit reality “Love Island.” Ajo u largua nga emisioni para sezonit të ri si pasojë e akuzave të ngritura nga i dashuri i saj.

Ajo e nisi karrierën në Bo Selecta dhe prezantoi një sërë emisionesh, përfshirë “I’m a celebrity,” “X Factor” dhe “Love Island.” Në mars, ajo duhej të paraqitej në gjykatë për të dëshmuar në e kishte dhunuar fizikisht të dashurin e saj, Lewis Burton. Ajo u vetëdeklarua e pafajshme në dhjetor.

Dje, Burton postoi një foto të Caroline në Instagram me përshkrimin “Gëzuar Shën Valentinin.” Caroline hoqi dorë nga “Love Island” para sezonit të dimrit dhe u zëvendësua nga Laura Whitmore. Dje, ajo postoi për herë të fundit në Instagram. Përbri një fotoje me qenin, shtoi një ikonë zemre. Caroline ishte këshilluar të mos qëndronte aktive në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Çpo ndodh mes Tunës dhe Patris Berishës

Në morinë e të gjitha spekulimeve për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen tonë.Çifti nuk ka bërë asnjë postim os...

13:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI