Flash

Eksploziv në makinë/ Flet administratori i Vllaznisë: Jam njeri i lirë, nuk më tremb asgjë

Lapsi.al 16 February 2020
Eksploziv në makinë/ Flet administratori i Vllaznisë: Jam njeri i

Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë makins por nuk shpërtheu, deklaroi se nuk ka konflikte.

“Nuk kam konflikte me askënd. Jam një njeri i lirë. S’kam pasur asnjë shqetësime”.

Në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, Lici tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij. Ai tha se do të vijojë detyrën e tij ne këtë klub sportiv.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb kjo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici para kamerave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI