Flash

Billie Eilish, sukses me kolonën zanore të James Bond

Lapsi.al 16 February 2020
Billie Eilish, sukses me kolonën zanore të James Bond

Kënga e saj e fundit, “No Time To Die”, përveçse tekstit dhe melodisë fantastike, po komentohet edhe për faktin që Billie i kap tmerrësisht mirë disa nota të larta.

Përsa i përket kritikave ku thuhet se Bilie vetëm pëshpërit, ajo u shpreh për Vanity Fair pak kohë më parë: “Njerëzit mendojnë se unë pëshpëris në të gjitha këngët. Por, kam përshtypjen se këtë e thonë vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm një këngë. Dëgjoni ‘Wish You Were Gay’.”

“No Time To Die” është kolona zanore e filmit të ardhshëm të James Bond. Deri tani, dihet se Billie e shkroi atë së bashku me vëllain e madh, Finneas, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në albumin debutues të Billie-t, "When We All Fall Asleep Where Do We Go?". “Është kaq e pabesueshme që jam pjesë,” tha Eilish në një deklaratë. “James Bond është françiza më fantastike që ka ekzistuar ndonjëherë. Jam ende e shokuar.” Me realizimin e kësaj kënge, Billie bëri histori pasi është e para artiste e re që shkroi dhe këndoi kolonën zanore të James Bond. Këngët e fundit të James Bond patën tepër sukses, “Skyfall” e Adele dhe “Writing's On The Wall” e Sam Smith. Të dyja fituan Oscar për “Këngën më të mirë origjinale”. Filmi i radhës "No Time to Die” pritet të dalë në prill.

Të këshilluara

Vazhdon lufta midis Johnny Depp dhe Amber Heard

Johnny Depp firmosi një peticion të premten vonë për të hedhur poshtë kërkesën e bërë nga ish-bashkëshortja, Amber Heard – e cila kërkon të marrë kompaninë e Ha...

10:41

Ndahet nga jeta moderatorja amerikane

Caroline Flack u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare. Familja e moderatores britanike konfirmon se ajo vdiq më 15 shkurt dhe se u vetëvra. Ajo u gjend...

10:14

Çpo ndodh mes Tunës dhe Patris Berishës

Në morinë e të gjitha spekulimeve për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen tonë.Çifti nuk ka bërë asnjë postim os...

13:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI