Flash

Prapaskenat e Mynihut/ Albin Kurti nxori në pah aleancën Vuçiç-Rama-Thaçi

Lapsi.al 15 February 2020
Prapaskenat e Mynihut/ Albin Kurti nxori në pah aleancën
Me Albin Kurtin po ndodh një fenomen i panjohur më parë. Ai po krijon rreth vetes një koalicion të mbrojtësve të autokratëve nga Tirana në Beograd. Me të njëjtin zell që e sulmuan pas vizitës në Shqipëri mediat dhe gazetarët që i shërbejnë Edi Ramës, po në një gjatësi vale u vunë edhe të përditshmet në shërbim të Vuçiçit, si “Informer” dhe “Kurir”. Kjo u duk e qartë edhe pas takimit të fundit të liderve ballkanikë në Mynih ku morën pjesë shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Ndonëse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit "Chatam Haus", që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje pothuajse e gjithë përplasja mes Presidentit Serb dhe kryeministrit kosovar tashmë është zbardhur. Lexo më tej:

Armand Shkullaku: Tensioni i pashmangshëm që krijon Albin Kurti

Mediat pranë pushtetit serb kanë informuar se Vuçiç ia mbylli gojën Albin Kurtit. Në një farë mënyre këtë e ka mbështetur edhe vetë presidenti serb i cili ia thakonfirmoi te njejten gjë Radios Europa e Lirë. Pika më e fortë e liderit autokrat të Beogradit, që u mburr se ka mbrojtur interesat e Serbisë, ishte se ai u përpoq të përçante faktorin shqiptar, duke veçuar në një anë Albin Kurtin dhe në anën tjetër miqtë e tij Thaçi dhe Rama. “Vuçiç tha se e konsideron të rëndësishme të shikohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet “brenda Prishtinës” raporton Radio Europa e Lirë, këtë diversion që u tentua të bëhej mes shqiptarëve. Andi Bushati:Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi “Sa i përket atmosferës së “debatit” në München: duket sikur ekziston një aleancë e heshtur mes kryetarit serb, presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Këtë përshtypje e kanë diplomatët që i njohin që të tre. Aleanca lidhet me betejën e tyre për të ruajtur pushtetin dhe me frikën se mund t’u rrezikohet pushteti” e komentoi këtë takim gazetari Enver Robelli, i cili iu referua burimeve diplomatike brenda mbledhjes së liderëve ballkanikë. Video ilegale e fjalimit te Albin Kurtit ne samit Një ndarje të tillë mes Kurtit nga njëra anë dhe treshes Thaçi, Rama Vuçiç ka vënë re edhe Deutche Welle në kronikën që i ka bërë takimit të Mynihut. "Në rrjetet sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Mini-Schengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari - s'ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s'ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijve të Kosovës dhe Serbisë” thuhet në komentin e radios zyrtare gjermane. Presioni amerikan/ Si firmosi Kosova dhe Serbia për linjën hekurudhore dhe autostradën Në mënyrë indirekte Albin Kurti ka fituar edhe mërinë e Ramës dhe Vuçiçit duke kundërshtuar edhe projektin e tyre për mini Shengenin Ballkanik. Kurti nuk u njëhsua me idenë e krijimit të një mini-shengeni ballkanik, duke theksuar në konferencë se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një “mini-marshall plan” për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të ngjashëm me “Marshall Planin” e ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore për Evropën. “Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti të premten në Mynih. ©Lapsi.al   https://youtu.be/s7tlZJvuWxs

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI