Flash

Stafi i Alpha Bank Albania dhuron gjak nën moton ’Të dua jetë!’

Lapsi.al 14 February 2020
Stafi i Alpha Bank Albania dhuron gjak nën moton ’Të dua

Nën moton “Të dua jetë!’’, stafi i Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi në datë 14 shkurt, për të dhjetin vit radhazi, ‘’Ditën e Dhurimit të Gjakut’’.

Znj. Erjona Çela, Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë dhe anëtare e Drejtorisë së Bankës tha: “Përgjatë 22 viteve që Alpha Bank operon në Shqipëri, ne si institucion kemi mbështetur vazhdimisht nisma në fushat mjekësore, edukative, sociale, mjedisore, kulturore, sportive etj. Pjesë e kulturës sonë korporative është edhe angazhimi vullnetar i stafit tonë, i cili është gjithmonë prezent në çdo nismë të ndërmarrë. Unë jam e lumtur që ky është viti i dhjetë që stafi i Bankës jep një kontribut kaq të vyer dhe human siç është dhurimi i gjakut. Do të doja të ftoja të gjithë shoqërinë shqiptare të bëhen dhurues të rregullt gjaku, pasi gjaku i dhuruar nuk është kurrë i mjaftueshëm’’.

Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar në vendin tonë nevojat vjetore për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi; rreth 600 pacientë me talasemi kanë nevojë të marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur këtu të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak, apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të gjakut, Alpha Bank Albania ndërmori edhe një fushatë ndërgjegjësuese në kanalet sociale të komunikimit, duke ftuar të gjithë t’i bashkohen kësaj nisme për të shpëtuar jetë.

Të këshilluara

Tragjedia në Bulqizë, reagon policia

Bulqizë / Informacion paraprak Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete Rajmonda Tola rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmij...

12:29

Helmim në Bulqizë, tre të vdekur

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën më Bulqizë. Raportohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi nga bombola më shtëpi. Në fillim u raportua ...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI