Flash

Presioni amerikan/ Si firmosi Kosova dhe Serbia për linjën hekurudhore dhe autostradën

Lapsi.al 14 February 2020
Presioni amerikan/ Si firmosi Kosova dhe Serbia për linjën hekurudhore

(Në mes Richard Grenell duke folur ndërsa mbrapa qëndrojnë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç para nënshkrimit të marrëveshjeve për linëjn hekurudhore dhe autostradën, sot në Mynih)

Që prej rezistencës së Kosovës me në krye Haradinajn, për të mbajtur taksën 100% ndaj produkteve serbe, raportet Kosovë-Serbi kanë marrë një kthesë të fortë.

Kur amerikanët e kanë bërë të qartë se nuk duan asnjë masë penalizuese nga ana e Kosovës për Serbinë për tregtinë, qëndrimi defensiv dhe agresor i Kosovës ndaj Serbisë ka ndryshuar.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Sfida e parë e Albin Kurtit/ Përballja me kërcënimin amerikan 

Edhe pse taksa 100% qëndron ende (së shpejti do të hiqet nga Albin Kurti), në një hark kohor prej një muaji janë firmosur tre marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, dukshëm të shtyra nga amerikanët, ndërmjetësues në secilën prej tyre.

Më 20 janar, u nënshkrua marrëveshja për vendosjen e linjës ajrore Beograd - Prishtinë. Përfaqëuesi i kompanisë gjermane Lufthansa dhe Eurowings nënshkroi me zyrtarë nga Kosova e Serbia për të vendosur korridor të veçantë ajror për fluturime në dy kryeqytetet.

Sot, përpara nisjes së Konferencës Ndërkombëtare për Sigurinë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nënshkruan dy marrëveshje, ku shprehet interesi i dy vendeve për ndërtimin e një autostrade dhe një linje hekurudhore që lidh dy vendet.

Deri në janar të këtij viti, Kosova barrikadonte Serbinë me një taksë therëse për produktet që importon. Sot, me tre marrëveshje të nënshkruara infrastrukturore e ajrore dhe një taksë 100% në ikje, klima mes dy vendeve është në dukje më e mirë, por edhe e nderë.

Kosova nuk po i reziston dot presionit të ashpër amerikan. Albin Kurtit, një kryeministri të ri dhe sapozgjedhur, miqtë nga përtej Atlantikut nuk po i japin as kohë të mbrojë pezullimin e taksës së duartrokitur nga populli që e zgjodhi. Edhe pse Kurti është në tërheqje, i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nuk ia aprovon tezën që ka propozuar për tregtinë me Serbinë. Atë të masave reciproke.

Kujtojmë se zëdhënësi i Richard Grenell, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë, se ambasadori e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet. “Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë. Ambasadori (Grenell) nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, u shpreh ai.

Po të kujtojmë masat që u morën ndaj kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, si mosdhënia e vizës amerikane ndaj tij dhe ndalimi i vizitave të disa delegacioneve amerikane në Kosovë, kuptojmë se qëndrimi amerikan ndaj dialogut Kosvë-Serbi nuk ka ndryshuar. SHBA kërkon që loja e dialogut të luhet brenda kornizave dhe rregullave që paracakton vetë. Amerikanët duan të ndiqet kjo rrugë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Ky presion i shtuar i kohëve të fundit shpjegon edhe nënshkrimet e nxituara të marrëveshjeve mes dy vendeve, kur paradoksalisht taksa 100% është akoma në fuqi, dhe Kosovës i hiqet e drejta t'i përgjigjet në mënyrë reciproke Serbisë, siç parashikon Albin Kurti. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Tragjedia në Bulqizë, reagon policia

Bulqizë / Informacion paraprak Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete Rajmonda Tola rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmij...

12:29

Helmim në Bulqizë, tre të vdekur

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën më Bulqizë. Raportohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi nga bombola më shtëpi. Në fillim u raportua ...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI