Flash

Kastro Zizo largohet nga Rtv Ora

Lapsi.al 14 February 2020
Kastro Zizo largohet nga Rtv Ora

Emisionet e sezonit të ri televiziv kanë nisur ose do të nisin shumë shpejt në ekranet më të rëndësishme në vend, çka do të thotë që formate të reja do të na prezantohen, disa do të vazhdojë rrugëtimin dhe ca të tjerë do të mbyllin ciklin.

“Late Night Show” i Kastro Zizos është një prej këtyre të fundit, pasi vetë moderatori ka deklaruar se emisioni nuk do të transmetohet më në Rtv Ora. Në një intervistë për “Treshat”, Kastro jo vetëm që njoftoi mbylljen e formatit në ekranin ku ishte pjesë prej dy sezonesh, por përfitoi nga rasti dhe të rrëfente për planet e së ardhmes:

“2020 më ka gjetur me më shumë mend në kokë. Mendoj se është kohë lëvizjesh, kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë. Një falenderim i madh shkon për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kolegët që kam punuar. Late Night Show nuk do të bëhet më në Rtv Ora.”

Megjithatë duket se Kastro nuk do t’i ndahet televizionit dhe ka në plan që së bashku me Late Night, të sjellë dhe dy formate të tjera, për realizimin e të cilave është në punë e sipër.

Të këshilluara

Histori dhe fakte, kush është Shën Valentini

Shën Valentini është një shenjtor gjerësisht i njohur, që ka jetuar në shekullin e tretë në Romë, i cili përkujtohet në datën 14 shkurt. Ai është lidhur që nga ...

13:55

Vajza e Tom Cruise refuzon pasurinë e tij

Me një pasuri prej 570 milionë dollarësh, Tom Cruise është një prej aktorëve më të paguar në Hollywood. Në majën e industrisë së filmave për më shumë se 30 vjet...

13:18

7 dhuratat e çuditshme për Shën Valentin

Shën Valentini është dita më romantike e vitit, por jo gjithmonë planet e surprizave shkojnë sipas parashikimit. Duhet të përgatiteni, sepse ndodh të mos jet...

10:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI