Flash

Bulqizë/ Nëna me dy fëmijët u asfiksuan nga gazi ndërsa flinin, vajza 14 vjeçe në luftë me jetën

Lapsi.al 14 February 2020
Bulqizë/ Nëna me dy fëmijët u asfiksuan nga gazi ndërsa

Në familjen Tola në Ostren të Bulqizës sot ndodhi një tragjedi. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita, vajza e vogël 14 vjeçe, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme. Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj, shkruan news 24.

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital. Po ashtu gazetari tha se ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

Të këshilluara

Tragjedia në Bulqizë, reagon policia

Bulqizë / Informacion paraprak Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete Rajmonda Tola rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmij...

12:29

Helmim në Bulqizë, tre të vdekur

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur sot jetën më Bulqizë. Raportohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi nga bombola më shtëpi. Në fillim u raportua ...

12:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI