Flash

Basha pas takimit me Komisionin e Venecias: Çfarë zgjedhje kanë shqiptarët

Lapsi.al 14 February 2020
Basha pas takimit me Komisionin e Venecias: Çfarë zgjedhje kanë

Lulzim Basha e ka cilësuar një takim të frytshëm takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Pas përfundimit të këtij takimi, Basha teksa foli për gazetarët pohoi se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara.

"Do të vazhdojmë me Shqipërinë me sundimin e 12 oligarkëve apo me zgjedhje të lira he të ndershme” - theksoi Basha.

“Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë janë këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias, por ka çuar masa të tjera në Kuvend për të kapur ligjin. Po merren masa për kapjen e drejtësisë. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e grushti pushtetarësh dhe oligarkësh, që kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, gjykatat, bashkitë. Sot ata kanë kapur shtetin. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Me Komisionin e Venecias diskutuam mbi gjendjen problematike në vend që nga fillim i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimi i reformës në drejtësi. Por diskutuam dhe rrugën e daljes, që të kthehet legjitimiteti i institucionit. Rruga e daljes është që të kthehemi tek institucionet. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do të vazhdojmë me Shqipërinë me sundimin e 12 oligarkëve apo me zgjedhje të lira he të ndershme”, tha Basha.

Po ashtu Basha u pyet në lidhje faktin që mazhoranca nuk e mbështet kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

"Zgjidhja që kërkojmë se kërkojmë për veten. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse ata do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.” - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Ambasador i BE takon kreun e SPAK

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka takuar sot drejtuesin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK Arben Krajën. Përmes një postimi në Tëitter, Soreca tha ...

16:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI