Flash

7 dhuratat e çuditshme për Shën Valentin

Lapsi.al 14 February 2020
7 dhuratat e çuditshme për Shën Valentin

Shën Valentini është dita më romantike e vitit, por jo gjithmonë planet e surprizave shkojnë sipas parashikimit.

Duhet të përgatiteni, sepse ndodh të mos jetë gjithmonë ‘shtrat’ me lule. Mund të keni ëndërruar vaskën me ujë të ngrohtë, rrethuar nga drita e qirinjve, ndoshta dhe një tryezë të shtruar me pjata elegante, por kujdes, mund edhe të pësoni zhgënjim. Dhjetë persona të ndryshëm kanë treguar dhuratat më të çuditshme dhe njëkohësisht të sikletshme, që kanë marrë për 14 shkurtin.

1. Mish i prerë dhe i gatuar në formë zemre. “Dukej si akt kanibal”, ka shpjeguar ‘viktima’.

2. Pastrues dhëmbësh me mbishrkrimin “His & Hers” (i atij dhe asaj). Sado romantik të duket shkrimi, 14 shkurti nuk është dita ideale që të përqendrosh vëmendjen tek higjiena orale.

3. Letër higjienike me fraza romantike të dedikuara për partnerin… Le të themi se ky është një nivel krejt tjetër!

4. Sado i ëmbël të duket si gjest, një djalë nga SHBA ka një lutje për të gjitha vajzat: KURRË mos dërgoni një bandë muzikore në vendin ku punon partneri, për të luajtur enkas për këtë të fundit. Sikleti para kolegëve do të jetë më i madh se sa kënaqësia e ‘dhuratës’.

5. Nëse po mendoni t’i dhuroni partneres të brendshme seksi, sigurohuni të zgjidhni masën e saj dhe jo të një rinoceronti. As nuk do të shijoni pamjen e pretenduar, as nuk do t’i shpëtoni krizës nervore me temë: “Ah, domethënë kaq e shëndoshë të dukem?!”

6. Ka dhe nga ato raste që si dhuratë paketojnë një tost. Nëse e keni ndërmend, kujtohuni që këtë mund t’ia dhuroni prindërve në përvjetor martese, jo partnerit apo partneres.

7. Dhe dhurata më e keqe është…të mos bësh fare dhuratë. Prandaj, nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, bëni mirë t’i mbyllni blerjet tani!

Të këshilluara

Taylor Swift vlerësohet në NME Awards

Taylor Swift ishte pjesë e “NME Awards 2020” në Londër të mërkurën dhe ka arritur të rrëmbejë çmimin për “Best Solo Act in the World”. Të nominuar në këtë k...

18:23

Hailey publikon momente nga dasma

Pasi e shtynë ditën e dasmës disa herë, Justin dhe Hailey Bieber më 30 shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ceremonia madhështore  e zhvilluar në Karolinën e ...

16:36

Reperi bën tatuazh në fytyrë Kobe Bryant

Reperi The Game ka vendosur që të kujtojë përgjithmonë legjendën e basketbollit Kobe Bryant, duke bërë një tatuazh domethënës. Ai ka gdhendur në fytyrë numri...

14:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI