Flash

Votimi i ligjit që shmang Presidentin për betimin e gjyqtarëve, Meta paralajmëron konferencë

Lapsi.al 13 February 2020
Votimi i ligjit që shmang Presidentin për betimin e gjyqtarëve,

Një reagim ka ardhur nga zëdhënësi i Ilir Metës pasi parlamenti i hoqi dje mundësinë Presidentit të Republikës që të bllokojë emërimin e gjyqtarëve apo kryeprokurorit duke mos organizuar ceremoninë e betimit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tedi Blushi shprehet se ligji u miratua në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë. Sipas tij çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull. Ai tregon se Meta do të reagojë pasdite për këtë votim.

Me 86 vota pro mazhoranca i vendosi kreut të shtetit 10 ditë kohë për të thirrur në ceremoni magjistratin.

Postimi i plotë:

Të nderuar kolegë gazetarë!

Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë

Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.

Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.

Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.

Image

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI