Flash

Rivali i Aldo Bares/ SPAK kthen mbrapsht një tjetër dosje të OFL

Lapsi.al 13 February 2020
Rivali i Aldo Bares/ SPAK kthen mbrapsht një tjetër dosje të OFL

Një tjetër dosje e OFL-së, e cila është dorëzuar në SPAK, rikthehet në polici. SPAK ka rikthyer sërish në polici dosjen për Saimir Taullaun.

Fax News raporton se kërkohen më shumë dokumente për sekuestrimet.

Saimir Taullau iu ka shpëtuar të paktën dy atentateve ndaj tij. Vëllai i Taullaut është vrarë nga Aldo Bare, i cili drejtonte një bandë nga më famëkeqet jo vetëm në Lushnje, por në të gjithë Shqipërinë.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij. SPAK i kërkon policisë të plotësojë dosjen me veprime të mëtejshme.

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI