Policia ka shpallur në kërkim dy personat që qëlluan dje me armë në Shkodër.
Bëhet fjalë për Hygert Muçajn dhe Gledis Ustabeqirin, të cilësohet akuzohen se janë konfliktuar me Taulant Ahmetin. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjjen “Qemal Stafa”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy personat e shpallur në kërkim, teksa udhëtonin me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me 32-vjeçarin Ahmeti. Të njëjtat burime sqarojnë se Muçaj ka goditur atë me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa Ustabeqiri ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.
Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.