Flash

Meta me Komisionin e Venecias: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, po i kemi 'çmontuar' mekanizmat

Lapsi.al 13 February 2020
Meta me Komisionin e Venecias: Kemi Kushtetutë të mrekullueshme, po i

Ilir Meta u takua sot me delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë pas debateve dhe konfliktit që u ndez midis Qeverisë dhe Presidencës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta në fjalën e tij e ka konsideruar të mrekullueshme Kushtetutën e Shqipërisë, por ka vërejtur se herë pas here “i kemi çmontuar mekanizmat “check & balance” të saj.

“Bëmë një Kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në 1998. Por që atëherë, ne harruam çfarë ndodhi dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat “check & balance” të Kushtetutës sonë! - tha Meta.

"Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij, ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në Kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha Kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsenseus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias”, theksoi Presidenti ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI