Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Kush ka frikë nga Vetëvendosja në Tiranë

Lapsi.al 13 February 2020
Kush ka frikë nga Vetëvendosja në Tiranë

Dikur në Tiranë, dhe në qytete të tjera, nëpër lagje “të fortët” vendosnin kush mirëpritej në rrugët e komunitet. Nëse nuk ishe i lagjes mund të të merrnin paret ose atletet, apo të të kërcënonin mos të futeshe më në atë lagje. Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfundoje jo vetëm i sharë por edhe i rrahur, sepse konsideroheshe mish i huaj për pushtetin e tyre. Por, nga ana tjetër, ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse u bindeshe mundet edhe të të zgjidhnin ndonjë hall. Nga një herë në lagje vinte edhe ndonjë tjetër grup të fortësh që ua merrte ose kufizonte autoritetin të parëve. Ky lloj fenomeni i pushtetit në lagje është ngritur në nivel shtetëror, duke u shndërruar në lagjen e pushtetit. Meqenëse përmbajtja nuk ndryshon shumë, edhe pse janë sofistikuar mjetet, këta pushtetarë dhe oborrtarë të pushtetit do t’i quajmë së bashku “sovranistët e lagjes”. Këta nuk janë prej atyre aktivistëve politikë që marrin lagje nën kontroll e i shpallin të çliruara. Sovranistët e lagjes janë me pushtetin e shtetit të kapur, dhe tentojnë të shfaqen si gardianë të parimit të mosndërhyrjes së shqiptarëve të Shqipërisë në “punët e brendshme” të Kosovës, dhe të shqiptarëve të Kosovës në “punët e brendshme” të Shqipërisë.

Me një shikim të shpejtë dallon menjëherë një standard të dyfishtë te sovranistët e lagjes. Për njerëzit që pushteti në Shqipëri ka punësuar nga Kosova, si këshilltarin e KM dhe dy ministra të qeverisë, nuk ka asnjë akuzë të ngritur për “ndërhyrje në punët e brendshme”. Është mirë që nuk ka akuza të tilla që diskriminojnë në bazë të prejardhjes, dhe është e rëndësishme mos të ketë as në të ardhmen, pasi ata duhen vlerësuar në bazë të parimeve, qëndrimeve dhe punës që kryejnë. Por e njëjta situatë si në Shqipëri, shfaqej edhe me regjimin e vjetër në Kosovë, ku disa këshilltarë nga Shqipëria mbanin role kyç pranë qeverisë dhe partive në pushtet. Për këta banorë të lagjes së pushtetit nuk pati akuza për ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Sovranistët e lagjes, në Kosovë, akuzuan vetëm aktivistët që iu bashkuan opozitarizmit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.  Qartazi emëruesi i përbashkët i këtij fenomeni të përbashkët është pushteti: kur nuk pajtohesh e nuk i bindesh, atëherë je i jashtëm, je ndërhyrje nga jashtë në punët e brendshme. Prandaj mund të anatemohesh, madje (në rastin e ish regjimit në Kosovë) edhe të deportohesh.

Kësaj analize të shpejtë mund t’i shtohet edhe kontrasti me sjelljen ndaj përfaqësuesëve ndërkombëtarë. Regjimi i vjetër në Kosovë, dhe ai aktual në Shqipëri, nuk është parë të ankohet me të njejtin zell për “ndërhyrje në punët e brendshme” të vendit nga trupi i huaj diplomatik, përveç rasteve kur këta diplomatë nuk janë mirëpritur as nga fuqitë e mëdha të cilat i kemi aleate. Përndryshe, kur diplomatët e aleatëve tanë kanë ndërhyrë deri me pjesëmarrjen e tyre në protesta, apo për mënyrën e votimit në Kuvend, nuk i dëgjuam këta sovranistë lagjesh pushteti të ngrejnë flamurin e “mosndërhyrjes në punët e brendshme” të shtetit.

Në Kosovë, regjimi i vjetër nisi sulmin ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! “për ndërhyrje në punët e brendshme” me aktivistë nga Shqipëria fillimisht në media, përmes disa satelitëve të pushtetit që donin të përgatitnin opinionin publik. Më tej, përmes zyrtarëve të institucioneve të shtetit, vazhduan tentativat për denigrim deri në ekzekutimin e vendimeve të jashtëligjshme për deportim. Në Shqipëri, akuza për ndërhyrje “në punët e brendshme” iu drejtua Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! fillimisht nga krerët e institucioneve qendrore dhe lokale, duke ia lënë këto ditë detyrën e jehonës së këtij pretendimi satelitëve të tyre mediatikë. Si duket, ende nuk dinë ku të na deportojnë, duke qenë se janë të vetëdijshëm që shumica prej nesh ka lindur e është rritur në Shqipëri, edhe pse krenohemi që Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka anëtarë nga të gjitha trevat.

“Sovranistët e lagjes” nuk janë konsekuentë dhe nuk ndjekin ndonjë parim me konsistencë. I shkelin vetë pretendimet e tyre sa herë u intereson. Ata përpiqen të fusin përçarjen provinciale vetëm nga që kanë shqetësimin se integrimi kombëtar me hapa drejt bashkimit mund t’i nxjerrë jashtë lagjes së pushtetit. /Boiken Abazi/

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI