Flash

Google u jep mundësi përdoruesve të miksojnë emojit

Lapsi.al 13 February 2020
Google u jep mundësi përdoruesve të miksojnë emojit

“Google” u jep mundësinë përdoruesve të smartphone në të gjithë botën që të miksojnë “emojit”. Kjo është një veçori e re e “Emoji Kitchen” që ju lejon të ktheni dy “emoji” të veçanta në një ikonë të vetme.

Nuk është e mundur të përzieni çdo “emoji”, natyrisht. Por kur prekni një “emoji”, tani do t’ju prezantohet një listë e kombinimeve të disponueshme që mund të përdorni. Tani ju mund të kombinoni një majmun me një kaktus, por edhe shumë kombinime të tjera.

“Google” ka filluar tashmë të përhapë risinë për telefonat Android. Kushdo me tastierën “Gboard të Google” do të ketë mundësi të përdorë opsionin e ri në ditët e ardhshme.

Lajmi i keq është se kjo mundësi nuk u ofrohet përdoruesve të iPhone, edhe nëse kanë të instaluar tastierën Gboard.

Të këshilluara

Hailey publikon momente nga dasma

Pasi e shtynë ditën e dasmës disa herë, Justin dhe Hailey Bieber më 30 shtator i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ceremonia madhështore  e zhvilluar në Karolinën e ...

16:36

Reperi bën tatuazh në fytyrë Kobe Bryant

Reperi The Game ka vendosur që të kujtojë përgjithmonë legjendën e basketbollit Kobe Bryant, duke bërë një tatuazh domethënës. Ai ka gdhendur në fytyrë numri...

14:16

Dafina Zeqiri publikon klipin e ri (VIDEO)

Kënga e fundit të Dafina Zeqirit, “Merri Krejt” pati premierën dje. Teksti, i shkruar nga Elinel, flet për një raport ku dashuria nuk mjaftoi dhe gjithçka u ...

11:49

Transformimi i grimierit si Dua Lipa (VIDEO)

Grimeri dhe njëherësh personaliteti i famshëm në internet është transformuar në këngëtaren shqiptare Dua Lipa. James Charles ka realizuar një video, në të ci...

11:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI