Flash

Dje dita më vdekjepurëse që nga shpërthimi i koronavirusit, numri total i viktimave mbi 1.350 persona

Lapsi.al 13 February 2020
Dje dita më vdekjepurëse që nga shpërthimi i koronavirusit,

Rreth 242 vdekje nga koronavirusi u regjistruan në provincën kineze Hubei dje, cilesuar si dita më vdekjeprurëse qe nga shpërthimi i virusit, raporton BBC. 

Ka pasur gjithashtu një rritje të madhe të numrit të rasteve, me 14.840 njerëz të diagnostikuar me virus.

Para dites se djehsme numri i njerëzve të diagnostikuar në Hubei – aty ku u shfaq shpërthimi – ishte duke u stabilizuar.

Por rastet e reja dhe vdekjet në provincë e kanë cuar numrin total te vdekjeve mbi 1.350 – me gati 60,000 te infektuar gjithsej.

Ndërkohë, Sekretari i Partisë në Hubei, Jian Chaoliang, u shkarkua dhe u zëvendësua nga Shefi i Partisë në Shangai, Ying Tong, sipas medias shtetërore. Shefi i Partisë së kryeqytetit Wuhan gjithashtu u shkarkua.

BBC raporton se kjo është lëvizja e parë e madhe në radhët e zyrtarëve të partisë në Hubei që nga fillimi i epidemisë. Më herët janë shkarkuar një numër zyrtarësh të shëndetësisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI