Flash

Dafina Zeqiri publikon klipin e ri (VIDEO)

Lapsi.al 13 February 2020
Dafina Zeqiri publikon klipin e ri (VIDEO)

Kënga e fundit të Dafina Zeqirit, “Merri Krejt” pati premierën dje.

Teksti, i shkruar nga Elinel, flet për një raport ku dashuria nuk mjaftoi dhe gjithçka u kthye si boomerang. Koncepti i videoklipit, i mjaftueshëm sa për një film, është i tillë: Dafina përpiqet të vazhdojë projektimin e një roboti të lënë përgjysmë. Ajo bën maksimumin e saj, mundohet ditë dhe natë dhe më në fund ia del me sukses të krijojë një version robotik të vetes. Në fund, në pikën kulminante, gjatë një përleshjeje, roboti vret Dafinën.

Mesazhi i videos është shumë i qartë: Njerëzit që i përkrah, që ua do të mirën, janë ata që në fund të japin goditjen më të madhe,” shkruan dikush në YouTube. “Nga një presion i vazhdueshëm ndryshojmë dhe transformohemi pak nga pak çdo ditë në robotë, derisa humbin veten dhe në fund ngelet shëmbëllimi ynë robotik,” e koncepton dikush tjetër. Mesazhi i videos mund të jetë edhe ai që ndonjëherë vetja jonë është armiku ynë më i madh, por këtu kemi pak moskoordinim me tekstin e këngës, që dukshëm flet për një raport me dikë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=_O-7jUZYPG8

Të këshilluara

Transformimi i grimierit si Dua Lipa (VIDEO)

Grimeri dhe njëherësh personaliteti i famshëm në internet është transformuar në këngëtaren shqiptare Dua Lipa. James Charles ka realizuar një video, në të ci...

11:21

Fahrije Evcen humb njeriun e dashur (Foto)

Aktores së njohur turke, Fahriye Evcen, i ka vdekur babai pas një lufte që kishte me kancerin. Mediet turke kanë raportuar se babai i aktores, i quajtur ...

19:21

E vërteta e sfidës qesharake të fshesës

Në sfidën e fundit virale, e cila filloi në Twitter dhe më pas u përhap në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit vendosin fshesat drejt, një mënyrë kjo për të dem...

16:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI