Flash

Ambasador i BE takon kreun e SPAK

Lapsi.al 13 February 2020
Ambasador i BE takon kreun e SPAK

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka takuar sot drejtuesin e Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion SPAK Arben Krajën.

Përmes një postimi në Tëitter, Soreca tha se ata kanë diskutuar për sfidat e SPAK si institucion të ri I reformës në drejtësi:

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion të ri. Kemi diskutuar gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese.”

Aktualisht SPAK është në fazën e testimit dhe intervistimit të kandidatëve për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Pritet që ky proces të zgjasë rreth 2 muaj.

Po ashtu, paketa e qeverisë kundër krimit dhe parave të pista, parashikon që njësia special OFL të dërgojë në SPAK formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, plotësuar nga personat me rekorde kriminale. SPAK-u që ka afat 15 ditë për tu shprehur mbi to, në rast se SPAK ka dyshime se subjekti nuk ka burime të ligjshme për justifikimin e pasurisë, atëherë ai e dërgon çështjen në gjykatën speciale.

Të këshilluara

Yuri Kim: SPAK duhet të ketë sukses

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një mesazh të fortë për sundimin e ligjit në vendin tonë. Kryediplomatja amerikane shkr...

16:01

Kush ka frikë nga Vetëvendosja në Tiranë

Dikur në Tiranë, dhe në qytete të tjera, nëpër lagje “të fortët” vendosnin kush mirëpritej në rrugët e komunitet. Nëse nuk ishe i lagjes mund të të merrnin pare...

14:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI