Flash

Tiranë, arrestohet 22-vjeçari që shpërndante drogë

Lapsi.al 12 February 2020
Tiranë, arrestohet 22-vjeçari që shpërndante drogë

Një 22-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga u vu shtetasi me iniciale Xh.A, i cili qarkullonte me mjet në Rrugën e Xhabrahimëve.

Policia thotë se ka bërë menjëherë bllokimin e mjetit, si dhe kanë ushtruar kontroll mbi automjetin dhe personat që ndodheshin në të.

Si rezultat i kontrollit, drejtuesit të automjetit, shtetasit Xh. A. i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa.

Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar edhe shtetasit O. H. dhe E. H., të cilët ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Para pak minutash është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Krismat e armëve janë dëgjuar nëlagjen 'Parrucë'. Nuk dihet nëse ka persona të lën...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI