Flash

"Të të vijë turp, komunist", Gramoz Ruçi përjashton nga seanca Ralf Gjonin

Lapsi.al 12 February 2020
"Të të vijë turp, komunist", Gramoz Ruçi

Seanca e Kuvendit që po vijon prej paradites është shoqëruar me debate së fundi mes kryetarit Gramoz Ruci dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni. Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.

Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit. Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga Gramoz Rucit. "Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private", është dëgjuar Ralg Gjoni t'i drejtohet kryetarit të Kuvendit.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

Para pak minutash është raportuar për të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Krismat e armëve janë dëgjuar nëlagjen 'Parrucë'. Nuk dihet nëse ka persona të lën...

14:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI