Flash

Sekreti për kujdesin e lëkurës nga Charlize Theron

Lapsi.al 12 February 2020
Sekreti për kujdesin e lëkurës nga Charlize Theron

Charlize Theron ka një lëkurë të shëndetshme, të cilën sigurisht nuk e fitoi brenda natës, por është rezultat i kujdesit të saj të vazhdueshëm.

Vendos gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit. Aktorja tha për Harper’s Bazaar se ajo zgjohet “me të vërtetë herët” për të ndihmuar fëmijët për në shkollë. “Kur zgjohem, shpëlaj fytyrën dhe vendos kremin e diellit,” tha ajo. “Vendos edhe balsam për buzët.” Nuk e anashkalon hidratuesin. Natën, “Unë përdor serum, krem për sytë dhe një hidratues të mirë,” tha aktorja për Harper’s Bazaar. I jep përparësi kujdesit të lëkurës gjatë natës. Mëngjeset janë të rrëmujshme, ndaj kjo është arsyeja pse Charlize i beson gjumit. “Kam mësuar të kujdesem për lëkurën gjatë natës, kështu që në mëngjes mjaftohem me larësin dhe kremin me SPF.” Bën trajtime të shpeshta. Çdo tre javë, aktorja bën trajtime fytyre në qendrat estetike. Ha shëndetshëm. Kujdesi i lëkurës fillon nga brenda-jashtë. Theron ha “ushqime të papërpunuara me bazë bimore”. Është ok me shenjat e moshës. “Ka ditë kur me të vërtetë e dua fytyrën time dhe nuk kam asgjë me rrudhat përreth gojës dhe sye. Pastaj ka ditë kur nuk më pëlqejnë,” tha ajo për InStyle. “Nuk do të thotë se nuk dua të plakem. Sa më shumë ta kuptojmë se është proces normal, aq më shumë do të heqim presionin.”

Të këshilluara

Alketa Vejsiu: I vodha 2 minuta Sanremos

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festiva...

10:11

Stresi rikthehet me ish të dashurën (FOTO)

Keisi feston sot datëlindjen dhe ka shkruar : “Sa më llaston familja”, ndërsa nuk ka munguar një urim publik nga Stresi. Reperi ka publikuar një foto romantike,...

18:00

Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë (FOTO)

Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë bashkë sërish. Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë edhe zyrtarisht çift përsëri, pas fotografive ku modelja dhe ish ...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI