Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Mediat dhe analistët e lidhur me krimin/ Kur akuzon Edi Rama

Lapsi.al 12 February 2020
Mediat dhe analistët e lidhur me krimin/ Kur akuzon Edi Rama

Nga Armand Shkullaku

Njeriu që ka hyrë në historinë e tranzicionit shqiptar si lideri politik me numrin rekord të kriminelëve në grupin e tij parlamentar, në bashkitë e vendit, në administratën publike e deri tek anëtarë të kabinetit qeveritar të akuzuar për trafik droge e korrupsion; kryeministri me shifrat më katastrofike në parametrat e demokracisë funksionale, të nivelit të korrupsionit apo të pastrimit të parave të krimit, bëri sot një akuzë të rëndë nga Kuvendi duke deklaruar se mediat dhe analistët që kundërshtojnë paketën anti KÇK paguhen nga krimi i organizuar.

Si akuzë e bërë nga një individ si Edi Rama, sigurisht që ajo nuk ka asnjë vlerë. Do të ishte retorikë boshe t’i kërkoje këtij llafazani kronik të nxirrte emra konkretë dhe të kërkonte hetim për mediat e lidhura me krimin e organizuar. Kur flet një kryeministër, normalisht flet mbi informacione dhe fakte të verifikuara, mirëpo kur flet Edi Rama, fjala dhe fakti janë në divorc të kahershëm. Po ashtu retorikë boshe do të ishte t’i kërkosh prokurorisë të nisë hetimet kryesisht mbi deklarimet e kryeministrit, nuk ka për ta bërë kurrë. Prandaj në fjalën e Ramës sot në Kuvend, akuza e tij për mediat nuk ka asnjë vlerë nësë trajtohet në kufijtë e ligjit apo moralit, për sa kohë që është lëshuar nga një personazh si kryeministri ynë.

Ajo që ndoshta ia vlen të shihet me shqetësim në diskurin e kryeministrit mbi OFL e famshme, është nga njëra anë përpjekja e dëshpëruar për t’u renditur (pas shtatë viteve të njollosura) në krahun e atyre që luftojnë krimin dhe, nga ana tjetër, synimi për të marrë nën kontroll edhe fatin e kriminelëve në raport me ligjin.

Në asnjë vend normal nuk ndodh që një kryeministër të mos rreshtë së foluri personalisht për një akt ligjor që do të duhej të gjykohej pasi të kishte dhënë rezultatet e para. Por mesa duket “cenet” në biografinë politike të Ramës- kryeministër, por edhe ato të trashëguara nga koha e bashkisë së Tiranës, i rëndojnë gjithnjë e më shumë në ballafaqimin e tij me shqiptarët. Rama do të mbulojë pikërisht dobësinë e tij më të madhe, atë që është kritikuar më shumë nga opozita dhe ndërkombëtarët, lidhjet e krimit me politikën. Ai po rreket të sajojë figurën e “heroit të vegjëlisë” që përballet i vetëm kundër krimit, që gjykatësit e prokurorët e korruptuar ia kishin lidhur duart për 7 vite por tani më në fund ai ka shpërthyer, që mediat dhe gazetarët e lidhur me krimin e kanë vënë në shënjestër, madje që edhe fizikisht mund të ketë qenë shënjestër e kriminelëve që po dridhen nga hakmarrja e tij.

Kjo përrallë kryeministrore vlen për t’u kuptuar si halli real i Edi Ramës, që pasi mbajti veshur kostumin e qepur nga rrobaqepësit e PPP-ve dhe qëndistarët e votave, (që i ranë një e nga një në Kuvend e bashki), tani kërkon të veshë uniformën e njeriut të ligjit që do bëjë drejtësi për popullin shqiptar. Dhe jo vetëm kundër kriminelëve por edhe kundër atyre që e shqetësojnë në misionin e tij të shenjtë. Kushdo që e vë në dyshim këtë mision është padiskutim i paguar nga krimi i organizuar.

Dhe njëkohësisht me këtë tentativë për t’u shpëlarë nga njollat më të rënda që ndonjë pushtet ka patur në raportet me krimin, kryeministri flet në vetë të parë për të dhënë edhe një mesazh tjetër. Se në këtë vend, jo vetëm partinë, Kuvendin, pushtetin lokal, drejtësinë, mediat, ekonominë... por edhe fatin e parave të krimit e ka në dorë një njeri i vetëm, kryeministri i plotfuqishëm Edi Rama. Se OFL ëshë krijesë e tij, menaxhohet e propagandohet prej tij, duke krijuar qartë idenë se edhe listat që shpallen çdo mëngjes nga “oficerja me syze” dalin nga zyrat e tij.

Edi Rama nuk dëshiron debat mbi nevojën e OFL dhe paketës anti KÇK, as mbi objektin e veprimtarisë së saj, as mbi dublimin e SPAK apo marrjen nga policia të kompetencave të drejtësisë. Ai nuk duron të diskutohet qëllimi i një operacioni të tillë dhe aq më tepër të dyshohet pse nuk u bë më parë dhe përse nuk mjaftoka ligji antimafia. Kryeministri nuk do debat mbi thelbin e paketës që ka shpikur sepse në fakt ajo nuk ka thelb. Eshtë një mjet më shumë që i duhet të përdorë për të zgjatur pushtetin e tij, me propagandë dhe mekanizma që i japin fuqi mbi ligjin. Cilido që tenton ta thotë këtë, do të shpallet i lidhur me krimin e organizuar. Dhe këtë shpallje e bën një kryeministër si Edi Rama!

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanep...

14:33

A ikën Basha po humbi prapë?

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përg...

14:11

Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çës...

09:55

Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen, Edi apo Ramushi? Haradinaj e c...

16:37

PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe...

13:11

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI