Flash

Me armë dhe para pranë selisë së PS-së, zbardhet dëshmia e Vladimir Gjutës

Lapsi.al 12 February 2020
Me armë dhe para pranë selisë së PS-së, zbardhet

Është zbardhur deklarata e Vladimir Gjutës dhënë pas arrestimit, teksa u prangos në afërsi të selisë se PS-së.

Gjuta ka treguar që armën dhe një dorezë hekuri i kishte me vete për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje raporton “Top Channel”.

“Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë është shprehur Gjuta”, tha zyrtari i policisë për gazetaren Anila Hoxha.

Më tej Gjuta ka deklaruar se: “Lekët janë të miat dhe të familjes. Unë gjendesha aty për t’i thyer në dollarë pasi kështu e kishim lënë me familjarët dhe me babanë”. Në total Gjutës iu sekuestruan 121 mijë euro, 27 mijë dollarë amerikanë, 22 mijë paund dhe 664 mijë lekë, ku përfshihen edhe shumat që ju gjetën në banesë.

Vladimir Gjuta pritet të dalë për masë sigurie i akuzuar për kosumimin e tre veprave penale dhe konkretisht për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Mbajtje e armëve të ftohta” (doreza). Pistoleta dhe 23 fishekët, tha një burim i laboratorit të kriminalistikës, janë dërguar për ekspertim balistik për të saktësuar nëse ishte apo jo kjo armë në gjendje të rregullt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI