Flash

Kobe dhe Gigi varrosen në një ceremoni private

Lapsi.al 12 February 2020
Kobe dhe Gigi varrosen në një ceremoni private

Mëngjesin e 26 janarit, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.

Helikopteri i tyre nuk mundi të qarkullonte për shumë gjatë në mjegull, duke u rrëzuar në kodrën Calabasas në Kaliforni.

Sipas raportit paraprak vdekja e basketbollistit dhe personave të tjerë nuk lidhet me mosfunksionimin e motorit të helikopterit, mirëpo një raport i plotë do të publikohet të paktën për një vit.

Bashkëshortja e Bryant, Vanessa, ka shprehur herë pas here në rrjete sociale pikëllimin e saj të madh, ndërsa ka pritur trupat e vdekur të bashkëshortit dhe vajzës në shtëpi.

Sipas “Los Angeles Times”, basketbollisti dhe 13-vjeçarja u varrosën në një ceremoni private mortore, në varrezat pranë shtëpisë së tyre në Orange County.

Varrimi i tyre është bërë që në datën 7 shkurt, mirëpo vetëm tani lajmi është bërë i ditur për mediat.

Legjenda e basketbollit la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave është vetëm 6 muajshe.

Të këshilluara

Alketa Vejsiu: I vodha 2 minuta Sanremos

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festiva...

10:11

Stresi rikthehet me ish të dashurën (FOTO)

Keisi feston sot datëlindjen dhe ka shkruar : “Sa më llaston familja”, ndërsa nuk ka munguar një urim publik nga Stresi. Reperi ka publikuar një foto romantike,...

18:00

Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë (FOTO)

Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë bashkë sërish. Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë edhe zyrtarisht çift përsëri, pas fotografive ku modelja dhe ish ...

17:41

Nga viti në vit, bie shikueshmëria e Oscars

Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, që u mbajt të dielën mbrëma, tërhoqi thuajse 23.6 milionë shikues – shifra më e ulët regjistruar ndonjëherë. Shikueshmëri...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI