Flash

E vërteta e sfidës qesharake të fshesës

Lapsi.al 12 February 2020
E vërteta e sfidës qesharake të fshesës

Në sfidën e fundit virale, e cila filloi në Twitter dhe më pas u përhap në të gjitha rrjetet sociale, njerëzit vendosin fshesat drejt, një mënyrë kjo për të demostruar një tërheqje të supozuar të forcës së gravitetit.

Trendi u bë viral më 10 shkurt, kur një përdorues në Twitter shkroi: “Kështu pra, sot (10 shkurt) është dita e vetme kur një fshesë mund të qëndrojë në këmbë vetë për shkak të tërheqjes së forcës së gravitetit.” Postimi frymëzoi me mijëra njerëz që të ngarkonin videot e tyre online.

Tërheqja e pazakontë gravitacionale më 10shkurt është – sigurisht – e pavërtetë.

“Kemi të bëjmë me një mashtrim të rrjeteve që ilustron sa shpejt pseudoshkenca dhe prentendimet e rreme mund të bëhen virale,” u shpreh NASA në një deklaratë për Insider. “Kjo shaka e padëmshme tregon se pse është e rëndësishme që të bëjmë kontrolle dhe hulumtime për faktet.”

NASA shfrytëzoi rastin për të edukuar paksa njerëzit. Në llogarinë në Twitter, NASA postoi një video të astronautit Dreë Alvin dhe shkencëtares Sarah Noble që bënin sfidën. Edhe pse 11 shkurt, fshesa sërish qëndroi drejt. Pra, s'ka lidhje data 10 shkurt. Nëse fshesat kanë shumë fije dhe gjendet balanca e duhur, qëndron drejt.

"Fizika funksionon çdo ditë të vitit – jo vetëm në 10 shkurt", shkroi NASA.

Të këshilluara

Kuptimi i tatuazhit të ri të Demi Lovato

“Kohët e fundit, u zhduka pak nga rrjetet sociale për t’u përgatitur për perfomancën time në Grammy Awards dhe Super Bowl, por teksa isha larg internetit, bëra ...

15:39

Arjola Shehu: Si më hoqën papritur nga puna

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin e Arjola Shehut ishte Liesa Haxhiasllani, e cila gjatë bisedës në studio rrëfeu se në “Top Channel” e kanë lajmëruar për...

15:30

Alketa Vejsiu: I vodha 2 minuta Sanremos

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festiva...

10:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI