Flash

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, prindër për herë të tretë

Lapsi.al 12 February 2020
Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias, prindër për herë të

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë bërë prindër për herë të tretë. Vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr, konfirmoi lajmin se ish-ylli i tenisit solli në jetë fëmijën e tretë.

Në një intervistë për radion ADN në Kili, ai u pyet për thashethemet se do të bëhej sërish xhaxha. “Tashmë jam bërë xhaxha,” tha ai. Kur u pyet nëse po u referohej dy fëmijëve të tjerë të çiftit, Julio tha se “ka lindur fëmija i tretë”, pa zbuluar gjininë.

“Vëllai im ka tre fëmijë dhe është shumë i lumtur,” shtoi ai. Zërat se Anna ishte shtatzënë lindën pasi revista spanjolle Hola! publikoi disa foto teksa ajo dhe Enrique shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit në një varkë, ku dukshëm vihej re barku i rrumbullakosur i 38-vjeçares. Ajo dhe Iglesias njihen për faktin që e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike. Kur Kournikova ishte shtatzënë me binjakët, ata e mbajtën të fshehtë derisa lindën vogëlushët, vajza Lucy dhe djali Nicholas.

Të këshilluara

Alketa Vejsiu: I vodha 2 minuta Sanremos

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte e ftuara speciale e emisionit “Porta a Porta” mbrëmjen e djeshme në “Rai 1”, ku foli për eksperiencën e saj në festiva...

10:11

Stresi rikthehet me ish të dashurën (FOTO)

Keisi feston sot datëlindjen dhe ka shkruar : “Sa më llaston familja”, ndërsa nuk ka munguar një urim publik nga Stresi. Reperi ka publikuar një foto romantike,...

18:00

Gigi dhe Zayn rikthehen bashkë (FOTO)

Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë bërë bashkë sërish. Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë edhe zyrtarisht çift përsëri, pas fotografive ku modelja dhe ish ...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI