Flash

Zbulohet autori i plagosjes në Durrēs, çfarë dyshon policia

Lapsi.al 11 February 2020
Zbulohet autori i plagosjes në Durrēs, çfarë dyshon policia

Identifikohet grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrësi, plagosi pronarin e një shtëpie ku kishte hyrë për të vjedhur.

Autori është Astirt Thaçi, 27 vjeç, banor i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, Kredo.al, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të.

Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun, i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën. Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie e Kredo.al po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi kërcënoi punonjësin arriti që të merrte 100 mijë lekë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI