Flash

Vazhdon drama në familjen mbretërore, këtë herë një divorc

Lapsi.al 11 February 2020
Vazhdon drama në familjen mbretërore, këtë herë

Familja mbretërore nuk gjen qetësi. Raportimet e fundit thonë se nipi i mbretëreshës Elizabeth II, Peter Philips, po divorcohet nga bashkëshortja pas 12 vitesh martesë.

Petër, i cili është djali i princeshës Anne, vajzës së mbretëreshës, dhe Autumn u takuan në vitin 2003 në qytetin e saj të lindjes në Montreal teksa ishin të pranishëm në një Grand Prix të Formula 1. Çifti u martua në 2008-n dhe janë prindër të dy fëmijëve, Savannah dhe Isla. Deri tani, Buckingham Palace nuk ka komentuar në lidhje me zërat që po qarkullojnë. The Sun raportoi:

“Peter është i shkatërruar plotësisht pasi nuk e priste. Ai mendonte se kishte një martesë të lumtur dhe një familje të përsosur me dy vajza të bukura. Por tani është në gjendje shoku. Autumn u ka thënë miqve prej kohëve se kishte probleme. Ajo është e preferuara e mbretëreshës Elizabeth, e cila do të shqetësohet shumë nga kjo gjë.” Princesha Anne është fëmija i dytë dhe vajza e vetme e mbretëreshës Elizabeth II dhe princit Philip, dukës së Edinburg-ut. Ajo është nënë e Zara-s dhe Peter nga martesa me Mark Philips (1973-1992). Që prej 1992-shit, princesha Anne është e martuar me Timothy Laurence.

Të këshilluara

Nga viti në vit, bie shikueshmëria e Oscars

Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, që u mbajt të dielën mbrëma, tërhoqi thuajse 23.6 milionë shikues – shifra më e ulët regjistruar ndonjëherë. Shikueshmëri...

15:35

Mozzik flet pas ndarjes

Mozzik ka hapur zemrën për të folur sot me ndjekësit e tij në një bashkëbisedim online në Instastory. Reperi i njohur u është përgjigjur pyetjeve nga më të n...

13:07

Divorc në familjen mbretërore

Mbretëresha Elizabeth nga dita në ditë po përballet me probleme të shumta familjare. Situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit  dhe tani familja që dukej ...

12:17

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI