Flash

Telefonatë me Presidentin e Kinës, Trump: Me ngrohjen e motit koronavirusi do të zhduket

Lapsi.al 11 February 2020
Telefonatë me Presidentin e Kinës, Trump: Me ngrohjen e motit

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi ku thotë se me rritjen e temperaturave koronavirusi do të dobësohet dhe zhduket.

Trump komplimenton Kinën për punën disiplinore që po bën në luftën kundër koronavirusit dhe shpreh bindjen se Presidenti Xi do të ketë sukses.

”Sapo pata një bisedë të gjatë dhe shumë të mirë përmes telefonit me Presidentin Xi të Kinës. Ai është i fortë, i mprehtë dhe i përqendruar fuqishëm në udhëheqjen e kundërsulmit ndaj Koronavirus. Ai e ndjen se po shkojnë shumë mirë, madje po ndërtojnë edhe spitale për ccështje ditësh…

…ai do të jetë i suksesshëm, veçanërisht kur moti fillon të ngrohet & virusi shpresojmë se bëhet më i dobët, dhe më pas do të zhduket. Disiplinë e madhe po zhvillohet në Kinë, pasi Presidenti Xi udhëheq me forcë atë që do të jetë një operacion shumë i suksesshëm. Ne jemi duke afër ngushtë me Kinën për të ndihmuar!”- shkruan Trump në Tweeter.

Por më shumë se një muaj nga shfaqja e këtij virusi në fund dhjetori të 2019, janë regjistruar 1 018 viktima si dhe 43 111 të prekur.

foto galeri foto galeri

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI