Flash

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukalit

Lapsi.al 11 February 2020
OFL i kërkon deklarimin e pasurisë Emiljano Shullazit dhe Gjergj

Operacioni “Forca e Ligjit” ka shënjestruar ditën e sotme dy personazhe të tjerë të botës së krimit.

OFL iu ka dërguar formularët për deklarimin e pasurive personave të njohur Emiljano Shullazi dhe Gjergj Cukali.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në këtë kuadër OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI