Flash

Nga viti në vit, bie shikueshmëria e Oscars

Lapsi.al 11 February 2020
Nga viti në vit, bie shikueshmëria e Oscars

Ceremonia e 92-të e çmimeve Oscars, që u mbajt të dielën mbrëma, tërhoqi thuajse 23.6 milionë shikues – shifra më e ulët regjistruar ndonjëherë.

Shikueshmëria ra me 20% në krahasim me ceremoninë e vitit të kaluar, që tërhoqi 29.6 milionë shikues. Më parë, 2018-a mbante rekordin për vitin me shikueshmëri më të ulët, me 26.5 milionë.  Edhe pse trendi është në rënie, Oscars ndiqet goxha më shumë nga ç’ndiqen programet e rëndomta televizive. Sidoqoftë, situata mund të ishte më mirë. Vetëm gjashtë vite më parë, më shumë se 40 milionë njerëz u ulën para televizorit për të parë ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve në Hollywood. Në rënie ndikuan një sërë faktorësh si kohëzgjatja e ceremonisë apo programe të tjera që transmetohen në të njëjtën fashë orare.

Porsi Oscars, edhe çmimet Grammy dhe Emmy kanë pësuar rënie në shikueshmëri.

Të këshilluara

Mozzik flet pas ndarjes

Mozzik ka hapur zemrën për të folur sot me ndjekësit e tij në një bashkëbisedim online në Instastory. Reperi i njohur u është përgjigjur pyetjeve nga më të n...

13:07

Divorc në familjen mbretërore

Mbretëresha Elizabeth nga dita në ditë po përballet me probleme të shumta familjare. Situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit  dhe tani familja që dukej ...

12:17

Jane Fonda riciklon fustanin në Oscars

Kur Jane Fonda, doli të japë çmimin Oskar, për filmin më të mirë, në ceremoninë e çmimeve mbrëmjen e kaluar, ajo mori gjithë vëmendjen me pamjen e saj. Legje...

19:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI