Flash

Mozzik flet pas ndarjes

Lapsi.al 11 February 2020
Mozzik flet pas ndarjes

Mozzik ka hapur zemrën për të folur sot me ndjekësit e tij në një bashkëbisedim online në Instastory.

Reperi i njohur u është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet, mes të cilave edhe njërës që e pyet nëse është penduar për ndonjë veprim që ka bërë në jetë së fundi.

Kjo pyetje vjen pas ndarjes së tij nga Loredana, e megjithatë reperi nuk e përmend aspak emrin e saj si për të na thënë se nuk është penduar aspak për lidhjen me reperen, nga e cila erdhi në jetë një engjëll si Hana.

“Asnjë gjë. Çdo gjë që ndodh nuk ëshë rastësi, kështu që gjithçka është për një arsye, s’ka vend për pishman”, shprehet ai.

Reperi pranon se gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këtë jetë është fakti që është bërë baba.

Më tej ai pyetet edhe për fëmijërinë, dhe pranon se dikur ka qenë i varfër.

“Po, edhe shumë krenar me atë periudhë të jetës”, shprehet Mozzik.

Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh kanë bërë ndarjen publike, megjithatë gjithmonë ka pasur dyshime.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ky është thjesht një show nga ana e tyre, por Loredana e mohoi këtë duke thënë se nuk mund të bëjnë show kur vajza e tyre është në këtë mes.

Të këshilluara

Divorc në familjen mbretërore

Mbretëresha Elizabeth nga dita në ditë po përballet me probleme të shumta familjare. Situata duket se i ka dalë jashtë kontrollit  dhe tani familja që dukej ...

12:17

Jane Fonda riciklon fustanin në Oscars

Kur Jane Fonda, doli të japë çmimin Oskar, për filmin më të mirë, në ceremoninë e çmimeve mbrëmjen e kaluar, ajo mori gjithë vëmendjen me pamjen e saj. Legje...

19:45

5 Miliarderët e Hollywood

Regjisorët e filmit dhe personalitetet e televizionit mbizotërojnë në listën e më të pasurve në Hollywood por ka edhe të tjerë të cilët i kanë bërë paratë e tyr...

19:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI