Flash

Kurti, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Lapsi.al 11 February 2020
Kurti, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me liderin e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, Kurti ka shkuar në selinë e demokratëve.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë qëndruar për gati 15 minuta në një takim kokë më kokë.

Mësohet se në takimin e parë si kryeministër në selinë e PD, Kurti dhe Basha kanë biseduar për zhvillimet e fundit në  Shqipëri dhe Kosovë. Nga selia blu nuk u dhanë detaje rreth takimit, pasi Basha dhe Kurti kanë preferuar që takimin ta zhvillojnë vetëm dhe pa praninë e stafeve përkatëse.

Pas takimit, Basha dhe Kurti deklaruan se me rëndësi është bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, në të mirë të qytetarëve. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI