Flash

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Lapsi.al 11 February 2020
Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon
Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk ia kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi ia ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës, ai u rimundua ta fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij. Lexo me tej:

Rama nuk gjen paqe, i fut një kunjë edhe Albin Kurtit

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjesht me ndryshimin mes një njeriu që u është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës. Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike. Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pashmangshëm të Ballkanit. Vetëm kështu mund të justifikohen piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkëmbime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundërtën, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Albin Kurti dhe Edi Rama përplasen për mini Shengenin Ballkanik

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm, për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjesht si oportunist. Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të territorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar. Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë. Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një "Makro- Shengen” midis vetë shqiptarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit. Ky pra është hendeku, i cili u vu re sot. Ai mes një politikani që qëndron prej 22 vitesh në pushtet dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës. Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transformojnë edhe Albin Kurtin. Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë. Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja. Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund t'u nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Pak javë më parë, në stilin e tij të njohur, ku cinizmi dhe ironia rreken të mbulojnë të vërteta të rënda, Edi Rama u tha shqiptarëve se, një ditë, do t’u fanep...

14:33

A ikën Basha po humbi prapë?

Lapsi.al al botoi dje një shkrim, pas një interviste të Lulzim Bashës me gazetaren Moza Koçiu, ku e vinte theksin mbi refuzimin e kreut të PD-së, për ti’iu përg...

14:11

Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çës...

09:55

Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen, Edi apo Ramushi? Haradinaj e c...

16:37

PD- LSI si zjarrfikës kundër opozitarizmit

Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe...

13:11

Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë

Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild, që publikoi dhe fshiu brenda disa orësh artikullin ku hidheshin dyshime mbi financimet ruse të PD,...

13:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI