Flash

Alketa Vejsiu flet për sulmin ndaj motrave Vjollca dhe Xhemit: Ishte ironi

Lapsi.al 11 February 2020
Alketa Vejsiu flet për sulmin ndaj motrave Vjollca dhe Xhemit: Ishte ironi

Alketa Vejsiu ka reaguar pas zhurmës së madhe që u bë me shkrimet ironizuese nga portali i saj, per motrat Vjollca dhe Xhemi Shehun, dhe këtë herë ka folur nga emisioni “Opinion”.

Për të gjithë ju që nuk e kujtoni, është fjala për postimet për Xhemin dhe motrat Vjollca në faqen e portalit të Revistës Class, ku ironizohej Xhemin si aktore dhe Luana me Marinën për “jetën e sheikeve”.

Këto postime morën tepër reagime dhe bënë bujë në rrjetet sociale, me njërëz që nisën të kritikonin Alketën dhe ta fyenin atë, derisa në një moment autorësinë e këtyre postimeve e mori një vajzë që punon në Revistën Class.

Këtë tha sot edhe Alketa në emisionin e Fevziut, ku theksoi se gazetaret e saj janë të lira, por pranoi se diçka mund të ishte kursyer në këtë debat.

Madje Alketa u shpreh se në të gjithë këtë debat, askush nuk mendoi sesi do të ndihej ajo vetë, kur të gjithë po e bulizonin:

Blendi Fevziu: “Pas festivalit, në Revistën Class pati sulme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin”.

Alketa Vejsiu: “Unë jam një vajzë e ndjeshme pavarësisht se dukem si e fortë, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, mërzitem. Ishte një luftë, një dorë jo e ashpër po shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranatën e sa keqes në lëvizje. Është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive, unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta.  Por kur ka ligësi dhe të padrejta, unë nuk ju hap rrugë, jam këtu për të mos ju hapur rrugë, për të thënë të vërtetën time”.

Blendi Fevziu: “Por nuk mund t’jua kthesh në të njëjtën mënyrë”.

Alketa Vejsiu: “Unë nuk jua kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira, e lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua ‘e bulizuam apo nuk e bulizuam Alketën’! Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari”.

Të këshilluara

Jane Fonda riciklon fustanin në Oscars

Kur Jane Fonda, doli të japë çmimin Oskar, për filmin më të mirë, në ceremoninë e çmimeve mbrëmjen e kaluar, ajo mori gjithë vëmendjen me pamjen e saj. Legje...

19:45

5 Miliarderët e Hollywood

Regjisorët e filmit dhe personalitetet e televizionit mbizotërojnë në listën e më të pasurve në Hollywood por ka edhe të tjerë të cilët i kanë bërë paratë e tyr...

19:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI